Biznesi “shuan” dritat – Instat: Ulet me 5% konsumi i energjisë së industrisë, transportit dhe shërbimeve publike
Bizneset kanë shpenzuar më pak energji elektrike. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave mbi bilancin e energjisë elektrike, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët ka rënë me afro 2%, në periudhën korrik – shtator 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Mirëpo, sipas këtij raporti, ndikimi më i madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike ka ardhur nga konsumatorët jo familjarë, ku përfshihen sektorët e industrisë, transportit, agrikulturës, apo shërbimeve publike.
Konsumi i energjisë elektrike nga ky target – grup ka rënë me 5.1%, ndërsa rritja me 2.5% e konsumit në 3 mujorin e tretë i atribuohet familjarëve.
Nga ana tjetër, sa i takon bilancit të përgjithshëm të Instat, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2.5%, krahasuar me korrik – shtator 2019.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.