Biznesi i Vogël, Binaj: Nuk ka lehtësi për 2018, por nivel më të lartë raportimi
Ulja e nivelit të TVSH-së nga 5 në 2 milion lekë është ndryshimi kryesor qe pritet të ndodh biznesit te vogël gjatë 2018, sipas ekspertit Kontabël Ilir Binaj kjo do të sjell nivel më të lartë raportimi.
Një nivel i tillë raportimi i afekton shumë biznese, ajo që pritet sipas Binajt është të shihet nëse do mbartet te konsumatorët apo jo duke theksuar se kjo është ne varësi të tregut
Lidhur me lehtësirat Fiskale Binaj u shpreh për TV Scan se këtë vit mungojnë lehtësirat fiskale ndryshe nga një vit më parë
Eksperti kontabël ju drejtua biznesit të vogël që gjatë këtij viti të tregohet i kujdesshëm lidhur me raportimet duke nënvizuar ata që janë për herë të parë subjekt i TVSH –së.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.