‘Black Mirror’ bëhet realitet: Policia e Nju Jorkut patrullon rrugët me qen robotë
Quhet Digidog dhe “vëllezërit” e tij quhen Bolt dhe Mac & Cheese. Por nga krijuesi i tyre, të gjithë quhen Spot. Duken si qen por janë autonomë. Janë qen robotë të prodhuara nga kompania amerikane Boston Dynamics dhe kushtojnë pak a shumë 75 mijë dollarë një. Digidog është një prej tyre dhe prej disa ditësh punon në departamentin e policisë në Nju Jork.
Agjentët ende nuk kanë nisur patrullimin në rrugët e Manhatan me Digidog-un që ecën përkrah tyre. Megjithatë, parashikohet se këto qen mund përdoren në situata të rrezikshme për ‘kolegët” njerëz, si p.sh në rastet kur në një banesë ndodhet ndonjë i dyshuar si keqbërës.
Këto qen robotë blihen zakonisht nga kompanitë që në vend të rojeve vendosin për monitorimin e ambienteve këto robotë që sillen vërdallë. Këto robotë peshojnë rreth 40 kilogramë dhe policia amerikane po nis t’i përdorë në terren. Ata janë të pajisur me sirena dhe drita, mund të kontrollohen me telekomandë dhe të transmetojnë imazhe të asaj që shohin.
Skena të ngjashme të kujtojnë serialin “Black Mirror” që flet për të ardhmen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.