Blackstone humbet “bastin” me Afrikën! Tërheq investimet miliarda dollarëshe
Blackstone, një nga kompanitë më të mëdha në botë, ka vendosur të tërhiqet nga Afrika. Kompania New York-eze ka larguar perspektivën e saj nga ky kontinent, ku më parë ka dashur të investojë miliarda dollarë.
Është Wall Street Journal që shkruan se rreth një vit më parë Blackstone vendosi të shesë Black Rhino Group , e specializuar në projekte për infrastrukturën energjetike , që parashikohej të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të investohej në Afrikë.
Wall Street Journal shkruan se Blackstone ka shitur të drejtën e zhvillimit dhe menaxhimit të një prej impianteve energjetike nigeriane në të cilin Black Rhino Group po punon. Kjo e drejtë u ble nga Globeleq , një kompani britanike që posedon impiante të ndryshme energjetike në Afrikë dhe kontrollohet nga CDC Group , që investon në këtë kontinent përafërsisht që nga 1940.
Problemi, duket se është që Blackstone nuk a gjetur operacione të mëdha financiare dhe konkurrenca kineze ka komplikuar më tej situatën.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.