“Blerja e së ardhmes” – Johnson&Johnson miliarda për firmën e kirurgjisë robotike
Johnson & Johnson tha ditën e sotme se do të blejë firmën e kirurgjisë robotike Auris Health për 3.4 miliardë dollarë në para Cash.
Blerja i jep J & J-it, një prej prodhuesve më të mëdhenj të produkteve shëndetësore në botë, një hyrje në robotikë. “Në epokën e re të kujdesit shëndetësor, ne synojmë thjeshtimin e operacionit, komplikimet dhe përmirësimin e rezultateve për pacientët, në fund të fundit duke e bërë kirurgjinë më të sigurt” -tha Ashley McEvoy, kryetare e grupit të kompanisë për pajisjet medicinale të konsumit. “Këto teknologji, së bashku me implantet dhe zgjidhjet mjekësore kryesore të tregut, krijojnë themelin e një ekosistemi dixhital gjithëpërfshirës për të ndihmuar në mbështetjen e kirurgut dhe pacientit para, gjatë dhe pas operacionit”.
Kompania është e ndarë në tri njësi kryesore biznesi: farmaceutikë, pajisje mjekësore dhe produkte konsumi. Biznesi i pajisjes mjekësore J & J ka pësuar rënie, me shitjet që ranë me 4 për qind në 6.67 miliardë dollarë në tremujorin e katërt të vitit 2018.
Biznesi i instrumenteve kirurgjikale pritet të arrijë më shumë se 12 miliardë dollarë deri në vitin 2025.Transaksioni i J&J pritet të mbyllet deri në fund të tremujorit të dytë të vitit 2019.
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.