Blerjet në internet – BE harton projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve
Duke qenë se njerëzit gjithnjë e më shumë po bëjnë blerje të mallrave në internet, deputetët e Parlamentit Europian po planifikojnë një projektligj për të ndihmuar konsumatorët të marrin të njëjtin nivel mbrojtjeje si për blerjet në dyqan.
Projektligji synon të sjellë një fushe loje të barabartë kur bëhet fjalë për marrjen e ndihmës kur produkti nuk është në rregull.
“Ne shmangëm më të keqen sepse tani lajmi i madh është se blerja në internet do të jetë në gjendje të gëzojë të njëjtën mbrojtje, garanci të njëjtë si blerjet brenda dyqaneve”, tha eurodeputeti belg Marc tarabella për Euronews.
“Ishte një nga frenat e mëdha në zhvillimin e tregtisë elektronike në Europë. Sot është zgjidhur, e njëjta periudhë garancie, të njëjta mundësi për t’u rimbursuar, për të zëvendësuar ose riparuar pajisjet e dëmtuara,” shtoi më tej ai.
Por, kohëzgjatja e garancisë është një çështje e diskutueshme, pasi projektligji lejon ngrirjen e rregullave kombëtare, që do të thotë se nuk do të ketë shtysë për zgjatjen e periudhës së garancisë.
“Ne kemi një garanci ligjore që është teorikisht dy vjet. Në praktikë, gjasat janë për gjashtë muaj, sepse prezumimi i mungesës së komformitetit është vetëm gjatë gjashtë muajve të parë”, shpjegon Julie Frere, nja organizata belge e mbrojtjes së konsumatorit “Test- Achats.”
Sipas saj, në rastin e Belgjikës nëse miratohet kjo direktive e harmonizimit maksimal, ajo nuk do të jetë më në gjendje të ofrojë periudha të gjata të garancisë ligjore.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.