Bletët, më produktive gjatë pandemisë/ Cili është qarku që “dominon” tregun e mjaltit?
Më shumë mjaltë gjatë pandemisë! Raporti më i fundit i INSTAT tregon se prodhimi i mjaltit në vitin 2020 ka shënuar një rritje me 11.47%, krahasuar me vitin 2019.
Nga 4.116 ton në vitin 2019, vlera arriti në 4.599 ton në vitin pandemik.
Referuar të dhënave të INSTAT, qarqet ku është shënuar prodhimi më i lartë janë Shkodra, me 21.4% dhe Vlora me 14.7% të prodhimit të përgjithshëm. Nga ana tjetër, qarku me prodhimin më të ulët është Durrësi, me 3% ndaj prodhimit të përgjithshëm të mjaltit.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.