Bli tani paguaj pastaj – Ja si funksionon “Paylater”
Nigeria ka përvetësuar metodën e “Paylater”, e cila të jep mundësinë të marrësh produkte/ shërbime dhe ti paguash në një moment të dytë. Paylater po kalon në një bankë dixhitale dhe borxhi që ofron është deri në 5 milion euro. Që nga fillimi në vitin 2016, aplikacioni celular u shkarkua nga mbi 1 milion përdorues dhe kreditë e ofruara kapën vlerën e 36 milionë dollarëve.
Kjo iniciativë po tenton të përhapet tek popullata e papunësuar. Sipas një raporti të Bankës Botërore rreth 60 % e të rriturve në Nigeri nuk kanë një llogari bankare.
Paylater është një formë e re e huadhënies që rishkruan gjuhën e borxhit dhe që deri më tani ka funksionuar në shumë vende të botës.
Burimi: Quartz Africa
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.