“Blindohet” Rinasi – Xhaçka: Në perimetrin e aeroportit do të vendosen forca të Policisë Ushtarake
Pranë perimetrit të sigurisë së Aeroporti Ndërkombëtar të Rinasit do të vendosen edhe forca të Policisë Ushtarake. Kjo është është bërë e ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një deklarate për shtyp në vijim të masave të marra për ngjarjen e ndodhur një ditë ëmë parë, ku u grabit një dërgesë parash.
Sipas Xhçkës, në ndihmë të Policisë së Shtetit për ruajtjen e sigurisë së Aeroportit do të vihen edhe forca të Komandës Ajrore të Forcave të Armatosura, për shkak edhe të afërsisë me aeroportin.
“Koncesionari nuk ka zbatuar standardet. Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shumë e rëndë për aviacionin shqiptar. Kjo situatë përkon me një ndërhyrje urgjente. Në kushte papërgjegjshmërie të koncesionarit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë të vendosen forca të policisë ushtarake dhe efektivë. Kjo është një praktikë që zbatohet sot në të gjitha
Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.