“Bllokim politik” në Suedi – Parlamenti voton përsëri
Parlamenti i Suedisë do të votojë gjatë ditës së sotme nëse do të ngrejë një koalicion qeverisës të përbërë nga Social Demokratët dhe të Gjelbrit.
Kështu është shprehur kryetari sipas Reuters, megjithëse ky kombinim nuk ka gjasa të marrë mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit. “Situata … është akoma e bllokuar” – tha kryetari i parlamentit Andreas Norlen. Vendi ka qenë pa qeveri që nga shtatori, kur zgjedhjet e lanë ‘ të varur’ parlamentin që tashmë ka hedhur poshtë si kreun socialdemokrat Stefan Lofven dhe udhëheqësin e Aleancës katër-partiake, të qendrës së djathtë si kryeministër.
Shanset e Lofven për të kaluar një votim të dytë duken të pakta pasi bisedimet me qendrën e opozitës dhe partitë liberale u ndërprenë në fillim të kësaj jave. Norlen ka mundësi të kufizuara për t’i detyruar dy blloqet politike në një kompromis, përveçse t’i kërcënojë për zgjedhje të reja. Rritja e partisë Demokratike të Suedisë kundër emigracionit, e cila fitoi 17.5 përqind të votave në shtator, ka penguar që qendra e majtë apo qendra e djathtë të fitojë shumicën në parlament.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.