Bllokimi i kontratave jo operative, reagon zëvëndëskryeministri Erjon Braçe: Në kontroll 182 kontrata e 440 hidrocentrale!
Zëvëndëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar duke dalë në mbështetje të vendimit të deklaruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku lidhur me futjen në “sitë” të kontratave koncesionare të hidrocentraleve.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se janë 182 kontrata e 440 hidrocentrale në kontroll për përputhshmëri ligjore, përmbushjen e kushteve në kontratë, afateve kohore e përputhshmërisë mjedisore.
“Kontratat jo operative bllokohen!” shkruan Braçe. Po ashtu, zëvëndëskryeministri ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve në zonë e Zagorisë.
“Mirënjohës për sensibilizimin për mbrojtjen e zonës së Zagorisë, por nuk do shpojë kush për naftë atje. Studimi sizmik nuk është “shpim për naftë” dhe një gropë me gjerësi 9 cm e thellësi 30 cm nuk është kurrë “pus nafte”! #INTERESIPUBLIK I PARI! Serioze, e qartë dhe e qendrueshme vendimmarrja e ministres Balluku” shkruan zëvëndëskryeministri Braçe në profilin e tij në “Facebook”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.