Bllokimi i sekretarive në fakultete – Shahini, studentëve: Mos bllokoni punën, po pengoni VKM-të
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është ndalur këtë të mërkurë në situatën e rënduar nëpër fakultete të ndryshme të universiteteve shtetërore.
Gjatë një deklarate për mediat, Shahini i ka bërë thirrje studentëve të mos bllokojnë punën e sekretarive mësimore. Ky bllokim sipas Shahinit pengon punën për zbatimin e VKM-ve për tarifat
Ministrja konfirmon se përfaqësuesit e ministrisë do të jenë të pranishëm në çdo kohë për të informuar studentet
Ndërkohë për të gjithë studentët të cilët kërkojnë informacion mund ti drejtohen ministrisë dhe përmes portalit “Shqipëriaqëduam.al” ku do të jetë një rubrikë e posaçme për të kthyer të gjitha përgjigjet mbi VKM-të.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.