Bllokohen 725 biznese – 2017, hapen mbi 7 mijë biznese të reja kryesore dhe sekondare
Policia Bashkiake ka ndërmarrë rreth 725 urdhra bllokimi ndaj bizneseve në 24 njësitë administrative në vend. 709 prej tyre janë ndërmarrë për shkak se këto subjekte nuk kanë paguar taksat vendore, që është detyrim ligjor për të funksionuar si biznes. Ndërsa 16 prej tyre janë kapur në informalitet të plotë pasi nuk janë regjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.
Kjo shifër tregon se përpos aksioneve antiinformalitet që janë ndërmarrë nga qeveria qendrore, por edhe Bashkia e Tiranës numri i subjekteve që u shmangen detyrimeve apo që operojnë në informalitet vijon të jetë problem. Ndër subjektet problematike kanë qenë “shitja me pakicë” dhe shërbimet. Bizneset që kanë paguar detyrimet apo që janë regjistruar u janë rikthyer sërish operimit në treg.
Ndërsa numri i bizneseve të reja kryesore të hapura gjatë vitit 2017 janë 6274, nga të cilat 5881 janë biznese të vogla dhe 355 janë biznese të mëdha, ndërsa pjesa tjetër përfshihen në kategorinë të tjera. Ndërsa janë rreth 1620 subjekte të reja sekondare të hapura gjatë vitit që lamë pas.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.