Bllokohet kalimi nga rrethi i Shkozës drejt Farkës – ARRSH njofton detajet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.
Sipas njoftimit trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti” ndërsa trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.
ARRSH informon se janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mos pengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.