Bllokohet rruga Llogara-Orikum, shirat shkaktojnë shkarje dherash (FOTOT)
Si rezultat i reshjeve të shiut, aksi rrugor Qafë Llogara – Orikum (Vlorë) në Dukat ka pësuar rrëshqitje dhe mbushje të rrugës me materiale inerte.
Policia e Shtetit njofton se është njoftuar Enti pronar i rrugës për të rivendosur gjendjen.
Gjithashtu shërbimi i Policisë Rrugore është duke u kujdesur për të siguruar mbrojtjen dhe qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.