Bloomberg: Ja ç’mendojnë kompanitë europiane për luftën tregtare SHBA-Kinë
Këtë javë ka pasur shpresa të mëdha në lidhje me mosmarrëveshjen tregtare të SHBA-Kinës, me zyrtarët amerikanë që shkuan të hënën në Shangai për bisedime dhe Pekini që miratoi importin e disa produkteve bujqësore të SHBA.
Këto zhvillime mund të ofrojnë njëfarë ngushëllimi për listën e gjatë të kompanive që e gjejnë veten në vijën e qitjes së tarifave, pasi ndarja në marrëdhëniet SHBA- Kinë i pengon bizneset e tyre.
Më poshtë shohim atë që është thënë gjatë pesë ditëve të kaluara.
Norsk Hydro ASA (kompani industriale)
Lufta tregtare do të ketë një ndikim të qëndrueshëm negativ në konsumin e aluminit, pasi kompania e shkurtoi parashikimin e rritjes së kërkesës për herë të dytë këtë vit.
Croda International Plc (kompani kozmetike)
Kërkesa për përbërësit e përdorur në kozmetikë dhe produkte të tjera të kujdesit personal u ngadalësua si në SHBA ashtu edhe në Kinë, ku lufta tregtare ka krijuar pasiguri të konsiderueshme, duke peshuar rëndë besimin e konsumatorit, tha grupi i kozmetikës.
IQE Plc (kompani teknologjike)
Zinxhirët e furnizimit janë duke u rizhvilluar në të gjithë globin për shkak të mosmarrëveshjes tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. Kjo ka ndikuar në vëllimet e shitjeve, pasi konsumatorët globalë po përshtaten me këtë zhvillim.
Royal Philips NV (kompani për materiale mjekësore)
Shoqëria holandeze e shëndetit të konsumatorit dhe teknologjisë mjekësore po zhvendos prodhimin në Kinë dhe po forcon zinxhirin lokal të furnizimit si një antidot për luftën tregtare. Kompania kishte prodhuar të gjitha maskat e saj të frymëmarrjes në Kinë, por së shpejti do të fillojë t’i bëjë ato edhe në Amerikë. Ajo do të prodhojë më shumë pajisje me ultratinguj në Kinë për të plotësuar kërkesat atje, duke anashkaluar tarifat.
DOSTI BANUSHI – SCAN
https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-07-26/here-s-what-european-companies-are-saying-about-the-trade-war
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.