Blutë nëpër fakultete – Lleshaj: Nuk pati dhunë ndaj studentëve, policia u sulmua
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka pranuar që Policia e Shtetit të ketë ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues brenda ambienteve të fakulteteve. I thirrur në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ministri theksi se policia ka qenë e sulmuar në atë rast dhe se angazhimi i forcave blu gjatë protestës i ka kushtuar buxhetit 11 milionë lekë.
Ndërkaq, Komisioni për Edukimin dhe Mjetetet e Informimit Publik është përfshirë në debate të ashpra për mënyrën e komunikimit midis Ministrit dhe deputetëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.