BMW njofton shitjet globale e 2.5 milion automjeteve në vitin 2018
Prodhuesi gjerman i makinave BMW njoftoi ditën e sotme se ka arritur shitje rekord prej 2.49 milion vetura të llojit BMW, Mini dhe Rolls – Royce vitin e kaluar. “Grupi BMW arriti shitje rekord në vitin 2018. 2.49 milionë automjete nënkuptojnë se BMW Group është kompania lider në botë për automjetet Premium për vitin e 15-të,” bëri të ditur Shefi Ekzekutiv Harald Krueger.
Daimler ende nuk ka publikuar ende shifra vjetore të shitjes për veturat e pasagjerëve të Mercedes-Benz, kështu që mbetet ende e paqartë nëse marka BMW mund të arrijë edhe shijet e Mercedes – Benz në vitin 2018. Shitjet e makinave BMW, Mini dhe Rolls-Royce kishin arritur shitje rekord, madje duke ia kaluar edhe Mercedes – Benz në vitin 2017.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.