‘BMW’ paraqet planin e kursimit, pasi aksionet e kompanisë shënojnë ulje!
BMW pret që fitimi i parakohshëm i grupit, të ulet me më shumë se 10% këtë vit dhe planifikon një kursim dhe plan efikas të 12 miliardë eurove për të ndihmuar kompensimin e investimeve më të larta teknologjike dhe kostove të monedhës.
Prodhuesi gjerman i makinave javën e kaluar, raportoi një rënie prej 7.9% në fitimin operativ të vitit 2018 dhe tha se do të rrisë masat e efikasitetit në parashikimin e një viti të vështirë në një sektor që ballafaqohet me zhvendosjen drejt automjeteve elektrike, pasigurisë së Brexit dhe shqetësimeve ekonomike globale.
Të ardhurat e grupit përpara tatimit pritet të jenë dukshëm nën nivelin e 2018, paralajmëroi kompania të mërkurën, ku deklaroi gjithashtu se aksionet e BMW kanë rënë me 5%.
BMW ishte e vetmja markë, e makinave premium të Gjermanisë, për të përballuar një rënie të kërkesave në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar dhe riafirmoi se pritet që dërgesat e automjeteve të rriten sërish në 2019, falë modeleve të reja BMW 3, X5 dhe X7.
“Pavarësisht se në cilat kushte do të gjendemi, planet tona mund t’i nënshtrohen rreziqeve shtesë; në veçanti, rrezikut të një Brexit pa marrëveshje dhe zhvillimeve të vazhdueshme në politikën e tregtisë ndërkombëtare, “- tha Financieri i BMW, Nicolas Peter.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.