BMW: Shitjet e grupit u rritën me 1.1 për qind në vitin 2018
Shitjet e grupit BMW u rritën rreth 1.1 për qind në mbarë botën deri në 2.490.664 makina në vitin 2018, bëri të ditur kompania gjatë ditës së sotme, duke shtuar se pritet një rritje relativisht e lehtë këtë vit, pavarësisht sfidave të kushteve të tregut.
Shitjet e markës BMW u rritën me 1.8 përqind në mbarë botën në 2018, në 2,125,026 automjete, tha kompania, me shitjet e dhjetorit duke u rritur 1.3 për qind. Shitjet e dhjetorit të grupit ran 0.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, të prekur nga një rënie prej 11.3 për qind në shitjet e markës MINI.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.