Bolonja-Milano në vetëm 9 minuta – Pritet të mbërrijë edhe në Itali treni supersonik Hyperloop
Treni me lëvizje magnetike pasive i aftë të udhëtojë deri në 1.223 km/h i Hyperloop Transportation tecnologies (HyperloopTT), me plot 12 projekte tashmë në fazë realizimi në të gjithë botën, pritet të mbërrijë edhe ne Itali. Studimet mbi konkretizimin e këtij projekti janë në një stad të avancuar dhe kompania me seli në Los Angeles, edhe pse nuk ka bërë publik asnjë informacion konkret, ka konfirmuar fillimin e negociatave me përfaqësues të qeverisë italiane për ndërtimin e dy akseve prej rreth 150 km secili.
Deri në fund të vitit 2019, shpjegon Bibop Gresta, bashkë-themelues dhe president i HyperloopTT, së bashku me rajonet e interesuara, po planifikojmë të realizojmë dy projekte konkrete lidhur me sistemin e transportit në Itali. “Gjatë kësaj jave ai do të zhvillojmë takime konfidenciale me investitorë të mundshëm të projektit si dhe do të zyrtarizojmë emrat e sipërmarrësve italian të cilët kanë vendosur t’i bashkohen këtij revolucioni të sistemit të transportit vendas,” u shpreh ai.
Sistemi i transportit i zhvilluar nga HyperloopTT duke iu përgjigjur sfidës së nisur vite më parë nga themeluesi i Tesla Elon Musk, ka në plan të realizojë udhëtimin e ‘kapsulës së karbonit’ për udhëtarët dhe mallrat përmes një tuneli. Ai do të përdori teknologjinë e lëvizjes magnetike pasive, të zhvilluar në të kaluarën nga ushtria amerikane për qëllime ushtarake (stabilizimin e plumbave në armë), nga të cilat Hyperloop TT ka fituar ekskluzivitet në mbarë botën për zhvillimin në aplikacione civile.
Burimi: Ilsole24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.