Bonusi i bebes – Rreth 36 mijë familje përfituese gjatë këtij viti
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
“Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë” ka shkruar Rama.
Kryeministri ka njoftuar se me ‘Buxhetin 2022’ do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.