‘Boom’ hyrjesh dhe daljesh në portin e Sarandës – Denaj: Hapja e plotë e lundrimeve ka rritur ndjeshëm turizmin në vend
Ministrja e Financave Anila Denaj ka njoftuar se hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve në Portin e Sarandës ka rritur fluksin e qarkullimit, duke shënuar mbi 2,000 hyrje dhe po kaq dhe dalje të pasagjerëve.
Sipas njoftimit plot 300 jahte dhe veliera janë ankoruar pranë këtij porti në 6 muajt e parë të vitit.
“Kjo ecuri pritet do të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.