Bordi i FMN mbështet lideren Georgieva – “Provat nuk vërtetojnë bindshëm se ajo i ka bërë presion stafit të BB”
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehu besimin e plotë tek drejtoresha e përgjithshme Kristalina Georgieva, pasi rishikoi akuzat se ajo i ka bërë presion stafit të Bankës Botërore për të ndryshuar të dhënat në favor të Kinës. Megjithatë, sekertarja e Thesarit, Janet Yellen, lajmëroi Georgieva se do ta monitorojë me detaje dhe vlerësojë çdo zbulim të ri, ndërkohë që bëri thirrje për hapa proaktivë në përforicmin e integritetit të të dhënave dhe besueshmërinë tek FMN.
Bordi me 24 anëtar i fondit dhe Departamenti i Thesarit, lëshuan deklarata paralele pas një jave të takimeve mbi veprimet e Georgieva si ekzekutive e Bankës Botërore, që vuri në dyshim lidershipin e saj tek FMN. Georgieva, një ekonomiste bullgare dhe personi i parë nga një vend në zhvillim që drejton fondin, ka mohuar rreptësisht akuzat. Ajo mirërpriti vendimin e fondit në një deklaratë tjetër të vetën. Bordi theksoi se informacioni i prezantuar gjatë rishikimit, që përfshinte takime me avokatë të ËilmerHale dhe Georgieva, nuk vërtetojnë bindshëm se ajo ka luajtur një rol të papërshtatshëm tek raporti Doing Business.
Qeverite europiane kërkonin një zgjidhje të shpejtë të çështjes, përpara takimit të kësaj jave të FMN me Bankën Botërore, ku Georgieva, dhe presidenti i bankës, David Malpass, do drejtojnë bisedimet për rimëkëmbjen botërore nga pandemia e Covid, lehtësimin e borxhit dhe përshpejtimin e vaksinimit. SHBA dhe Japonia, 2 aksionerët më të mëdhenj të fondit, paralajmëruan kundër rikthimit të parakohëshëm të besimit të plotë tek ldierja e fondit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.