Borë dhe ngrica – Akset rrugore ku rekomandohet qarkullimi me zinxhirë
Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulta, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në të gjitha akset kryesore rrugore nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.
Rrugët ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve janë: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
“Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit”, thuhet në njoftim.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.