Boris Johnson kapet mat. Pranon se nuk i di detajet e planit B për Brexit
Kandidati kryesor për tu bërë kryeministri britanik, Boris Johnson pranoi se nuk i njihte detajet e plota të një rregullimi ndërkombëtar të tregtisë që ai po propozon si një plan i suksesshëm B për Brexit.
Johnson u kap mat në një intervistë të BBC për një masë që ai argumenton se mund të ndihmojë ekonominë britanike të përballojë pasojat nëse vendi largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje në tetor.
Ai argumentoi se Britania e Madhe mund të vazhdojë tregtinë pa tarifë me BE sipas nenit 24 të GATT, por si BE ashtu dhe Organizata Botërore e Tregtisë kanë thënë se ky nen nuk do të funksionojë në rast të një Brexit pa marrëveshje.
“Si do ta trajtonit paragrafin 5C?” pyeti intervistuesi. Johnson u përgjigj: “Unë do të mbështetem tërësisht në paragrafin 5B.”
“A e dini se çfarë është në 5C?” pyeti intervistuesi. Johnson u përgjigj: “Jo”.
Intervista e dhënë të premten theksoi pikën e dobët të Johnson-it. Kritikët e tij thonë se ai është shumë keq me detajet dhe ka bërë gabime kur ishte sekretar i jashtëm duke mos qenë i përgatitur mirë.
Burimi: Bloomberg
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.