Borshi përgatitet për sezonin veror! Bashkia shpall tenderin për ndriçimin me LED
Bashkia Himarë ka shpallur një tender me fond 1.6 milionë lekë, për Borshin. Fondi është projektuar për përmirësimin e ndriçimit të zonës së Shkallës.
Ndriçimi i kërkuar është i tipit LED, ndërsa projekti ka një afat kohor për ekzekutim prej 2 javësh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 24 mars.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.