Borxhi shtetëror 2019 – Ukraina paguan 15 miliardë dollarë
Ukraina do të paguajë më shumë se 15 miliardë dollarë për borxhin e saj shtetëror në 2019.
Kështu rezultoi gjatë ditës së sotme në një raport makroekonomik të Ministrisë së Financave. “Pagesat e borxhit shtetëror do të arrijnë maksimumin në 2019-2021. Pagesat e përgjithshme të borxhit të shtetit në 2019 janë të vendosura në 15.4 miliardë dollarë, duke përfshirë rreth 9 miliardë dollarë për t’u paguar në monedha të huaja” -thuhej në raport.
Pagesat e borxhit të brendshëm do të jenë gjithsej 5.57 miliardë dollarë dhe pagesat e borxhit të jashtëm 4.5 miliardë. 5.4 miliardë dollarë të tjera duhet të paguhen për shërbimin e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm. Ministria e Financave zotohet se Ukraina do të arrijë të reduktojë më tej borxhin shtetëror ndaj PBB-së së vendit. Në fund të vitit 2018 raporti ishte 62%. Ministria thotë se raporti 60% i borxhit të PBB-së është i sigurt.
Burimi:TASS
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.