Botohen në ‘Fletoren Zyrtare’ buxheti 2019 dhe vendimi për rrëzimin e dekretit të Presidentit
Buxheti i shtetit për vitin 2019 është publikuar ditën e premte në Fletoren Zyrtare.
Po ditën e sotme është botuar edhe vendimi për rrëzimin e dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit për disa ndryshime dhe shtesa mbi tatimin mbi të ardhurat, si dhe ai për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të buxhetit të vitit të ardhshëm.
Presidenti, Ilir Meta, vendosi të kthejë për rishqyrtim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm vetëm disa ditë më parë, dekret i cili u rrëzua më pas nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave.
Vendimet e miratuara ditën e enjte hyjnë në fuqi menjëherë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.