BQE, nën presion – Plani për kreditë jo performuese, Italia kërkon rregulla të forta
Banka Qendrore Europiane është vënë nën presion të madh nga disa vende anëtare, me në krye Italinë, sa i përket planit për të adresuar çështjen e kredive jo performuese.
Qeveria italiane e kundërshton planin duke pretenduar se, do të cënojë rëndë rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e vendit, që më në fund ka hyrë në një cikël pozitiv.
Mekanizmi i mbikqyrjes së Bankës Qendrore Europiane do të bëjë zyrtarisht një propozim brenda muajit Mars, për mënyrën sesi bankat duhet të lënë mënjanë paratë kundër stokut të kredive me probleme.
Kjo çështje është mjaft delikate në Itali. Në vend, huadhënësit aktualisht po përballen me 865 miliardë euro kredi të papaguara.
Italia nuk i trembet rregullave strikte që mund të vendosë Banka Qendrore Europiane, përkundrazi, i frikësohet faktit se rregullat e reja mund të jenë shumë të buta, dhe të mos e zgjidhin dot një problem të tillë madhor për ekonominë dhe financat e vendit.
Ndër të tjera, Italia i frikësohet faktit se, nëse bankave i`u kërkohet të lënë mënjanë para, ato më pas do të detyrohen të tkurrin kredinë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.