BQE ‘nuk dorëzohet’ para recesionit
“Arsenali i politikës së Bankës Qendrore Europiane nuk është zbrazur dhe politika fiskale mund të ndihmojë në nxitjen e investimeve” -tha ditën e sotme anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane Philip Lane. Investitorët frikësohen se BQE-ja mund të ndërpresë rritjen e normave të interesit, gjë që mund të ndikojë në recesionin e ardhshëm.
Megjithatë, në disa nga daljet e tij të para publike që kur mori vendin e shefit të ekonomisë kryesore të BQE Peter Praet, Lane, guvernatori i bankës qendrore të Irlandës, tha se banka kishte ende mundësi. “Ideja që BQE-së i mungon fuqia është shumë larg nga ku jemi,” – i tha ai akademikëve dhe diplomatëve në ambasadën e Irlandës në Londër.
Ai shtoi se politika fiskale gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e pasigurisë në politikë dhe të inkurajojë sektorin privat që të rifillojë investimin.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.