Brazili tejkalon SHBA-në me numrin e vdekjeve – Ministri premton vaksinimin e një milion njerëzve në ditë
Brazili, i cili ka arritur 375,049 vdekje nga koronavirusi, ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara në numrin e vdekjeve për 100,000 banorë sipas Universitetit Johns Hopkins.
Të enjten, gjiganti i Amerikës Latine regjistroi një indeks prej 175.6 vdekjesh për 100,000 banorë, ndërsa Shtetet e Bashkuara ranë në 171.6 raste, sipas të dhënave nga Johns Hopkins dhe faqes Our World Data raportuar sot nga gazeta Folha de S. Paul.
Ministri Brazilian i Shëndetësisë Marcelo Queiroga ka premtuar të fillojë vaksinimin e një milion njerëzve në ditë, pavarësisht se vetëm 155,701 njerëz janë imunizuar të Dielën.
Deri dje, 26.6 milion njerëz kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës, 10.1 milion morën edhe të dytën. Brazili ka pothuajse 215 milion banorë. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.