Brazilianët kërkojnë shkarkimin e Bolsonaro / Skandali mbi vaksinat dhe vdekjet nga Covid, nxisin protesta në vend
Njerëzit kanë protestuar në kryeqytetin e Brazilit, duke hedhur bojë të kuqe nëpër rrugë, ndërsa bënin thirrje për shkarkimin e presidentit Jair Bolsonaro, për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Protesta u zhvillua pasi Bolsonaro shkarkoi një zyrtar të shëndetësisë këtë Javë, që sipas raportimeve kishte kërkuar për ryshfet në një marrëveshje të vaksinës, marrëveshje që ka ngritur akuza të mëdha ndaj qeverisë dhe nxitur thirrje për shkarkimin e presidentit.
Me mbi gjysmë milionë vdekje nga Covid-19, brazilianët janë irrituar mbi mundësitë e humbura për të blerë vaksina. Një hetim nga Senati ka zbuluar një marrëveshje korruptive, me zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë dhe mbështetës të Bolsonaro që kanë shpejtuar dhe mbi-paguar për një dakordësi për të blerë vaksinën e prodhuar në Indi nga Bharat Biotech. Ditën e Mërkurë, kur Brazili regjistroi 2,081 vdekje nga Covid-19, prokurorët federalë nisën një hetim ndaj marrëveshjes së vaksinës me Indinë. Skandali ka shkaktuar thirrje të reja për shkarkimin e Bolsonaro, një politikan i djathtë pro ndalimit, që ka nënvlerësuar ashpërsinë e pandemisë, ka kundërshtuar karantinën dhe ka mbështetur barna të pa miratuara. Gjatë javës, politikanë nga i gjithë spektri politik, grupe sociale dhe avokatë, kanë nënshkruar një kërkesë për shkarkim. Bolsonaro ka mohuar të gjithë akuzat.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.