Bregdeti të shpallet zonë strategjike! Tare në “Argument”: Të ndjekim modelin e Malit të Zi
Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, mbështet një zgjidhje më radikale përsa i përket çështjes së bregdetit në vendin tonë, duke ofruar si shembull zgjidhjen që ka ndërmarrë Mali i Zi, vite më parë. I ftuar në emisionin “Argument”, Tare tha se, qeveria duhet të përcaktojë zonat strategjike kombëtare në vijën e bregdetit.
Sipas drejtorit të Agjencisë së Bregdetit, vetëm në këtë mënyrë, qeveria do të mund të tërheqë investime të rëndësishme në këtë sektor, pasi potencialet janë të mëdha, nevojitet vetëm një manaxhim i mirë.
Auron Tare tha se, modeli i zhvillimit të bregdetit shqiptar është mjaft i mirë, por nevojitet zbatimi i tij.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.