Brexit / BE dhe Britania bien dakord që të mos bien dakord – “Nuk ka zgjatje të periudhës së tranzicionit”
Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen ranë dakord të mos zgjasin periudhën e tranzicionit pas Brexit, pasi filluan bisedimet në përpjekje për të rinisur negociatat e ngecura për të ardhmen e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Periudha e tranzicionit pas Brexit, e cila ruan pjesën më të madhe të marrëdhënieve MB-BE do të marrë fund në 31 dhjetor, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtuesit e BE në një deklaratë.
Kjo është për shkak se Mbretëria e Bashkuar nuk kërkoi një zgjatje të tranzicionit.
“BE dhe Mbretëria e Bashkuar mbështetën planet “për të intensifikuar bisedimet në korrik dhe për të krijuar kushtet më të favorshme për përfundimin dhe ratifikimin e një marrëveshje para fundit të vitit 2020”, shtoi deklarata.
“Kjo duhet të përfshijë, nëse është e mundur, gjetjen e një mirëkuptimi të hershëm mbi parimet që themelojnë çdo marrëveshje.”
Shumë politikanë dhe udhëheqës të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë kanë bërë thirrje për zgjatjen e negociatave, veçanërisht në dritën e pandemisë e cila ka mbizotëruar vëmendjen nga të gjitha palët., por duket se Johnson është i gatshëm t’i shkojë deri në fund programit për të cilin është votuar.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.