Brexit- Kryeministri çek : ”Theresa May mund të mbajë referendumin e dytë!”
Udhëheqësit e BE i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Thereza May për të mbajtur një referendum të ri të Brexit. Andrej Babiš, kryeministri çek, deklaroi se e kishte thirrur kryeministren May në fundjavë për ti kërkuar asaj të mbante një votim tjetër, me qëllim qëndrimin në BE. Ky takim erdhi, pasi presidenti francez Emmanuel Macron dhe figurat e tjera të BE, paralajmëruan se do të jepnin një shtyrje të nenit 50 nëse Britania e Madhe mund të krijonte një arsye se përse ju duhej më shumë kohë.
“Ne zgjodhëm Brexit. I thashë znj.May se zgjidhja më e mirë do të ishte që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ia vlen të mbash një referendum të ri. Ajo refuzoi, por unë ende mendoj se kjo zgjidhje nuk ishte aq e pamundur.”– shprehet ai.
Në shtator, kryeministri malazez Joseph Muscat tha se ”mbështetja për një referendum të dytë ishte në kohën “pothuajse unanime” midis udhëheqësve të BE-së, megjithëse shumë prej tyre kanë refuzuar të flasin haptazi, në lidhje me këtë çështje.”
Udhëheqësit e BE-së në mënyrë të përsëritur kanë thënë se respektojnë zgjedhjen e publikut britanik. Zoti Babiš deklaroi se ishte “shumë i pakënaqur” që Mbretëria e Bashkuar po largohej dhe se do të ishte më mirë të bëhej një referendum tjetër. BE ka përjashtuar gjithashtu çdo negociatë të mëtejshme dhe tha se çdo zgjidhje për bllokimin aktual duhet të gjendet në Londër.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.