Brexit në udhëkryq! Mbretëria e Bashkuar dhe BE nuk arrijnë marrëveshje, ndalen bisedimet tregtare
Negociatorët Britanikë dhe BE kanë ndalur bisedimet tregtare në pritje që udhëheqësit e tyre të përpiqen të ngushtojnë boshllëqet dhe të kenë një marrëveshje të qartë më pak se katër javë para se Britania të përfundojë udhëtimin e saj për Brexit.
Sipas të dhënave, Mbretëria dhe blloku arritën të bien dakord mbi bazën për një marrëveshje, deri në momentin që Londra akuzoi Brukselin për bërjen e kërkesave të reja. Kjo situatë bëri që udhëheqësit e të dy palëve të kërkonin që bisedimet të shtyheshin për javën e ardhshme.
Kryeministri Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të flasin në përpjekje për të thyer bllokimin, i cili, sipas burimeve, ishte përqendruar në kërkesat franceze mbi të drejtat e peshkimit në ujërat britanike. Kjo do të ishte kthesa e fundit në negociatat prej disa muajsh, të cilat kanë hasur vështirësi në disa cështje, përfshire këtu peshkimin, për të siguruar garanci të ndershme të konkurrencës dhe mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ardhshme.
Por deri më tani asnjëra palë nuk është larguar nga bisedimet, duke rritur pritshmëritë se ka ende shpresa për të siguruar një marrëveshje që rregullon pothuajse 1 trilion dollarë të tregtisë vjetore. Kjo do të shmangte një fund të çrregullt të më shumë se 40 viteve të anëtarësimit britanik në klubin evropian.
“Pas një jave negociatash intensive në Londër, dy kryenegociatorët ranë dakord që kushtet për një marrëveshje nuk janë përmbushur, për shkak të divergjencave të konsiderueshme në fushën e lojës, qeverisjen dhe peshkimin,” thanë ata në një deklaratë. “Mbi këtë bazë, ata ranë dakord të bëjnë pauzë në mënyrë që të informojnë drejtorët e tyre mbi gjendjen e negociatave.
Komisioni Evropian, Presidentja Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Boris Johnson do të diskutojnë mbi pikat e marrëveshjes ditët në vijim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.