“Brexit, nuk do shkaktojë trafik!” – Eurotunnel: Çdo procedurë do të jetë “smart”. Nuk ka ndërprerje
Eurotunnel deklaroi se është gati për një Brexit pa marrëveshje, pas 2 vitesh të parapërgatitjeve dhe investimeve prej mbi 15 milionë euro në masa emergjencë.
Në ditën që pritej të ndodhte Brexit, trafiku vazhdoi pa ndërprerje në terminalin francez të tunelit prej 50 kilometra, që i ofron Britanisë të vetmen lidhje tokësore me kontinentin. Eurotunnel, që operon shërbimet hekurudhore, bëri të ditur se nuk synon të ndryshojë gjërat, duke investuar në lexuesit e targave, ndërtesave doganore dhe një sistem rrugor të koduar me ngjyra, për të siguruar lëvizjen e automjeteve.
Pasiguritë në parlamentin britanik janë të mëdha, ndërkohë që nuk dihet nëse deputetët do të votojnë marrëveshjen e Theresa May. Nëse marrëveshja kalon, Britania do të dalë më 22 Maj, por nuk do të ndryshojnë shumë gjera pasi do të nisë periudha e tranzicionit. Për Eurotunnelin, sfidat janë të konsiderueshme, pasi një total prej 1.7 milionë kamionë, 2.6 milionë makina dhe 22 milionë njerëz kalojnë në tunel çdo vit.
Në kulmin e trafikut, 1 tren kalon në çdo 3 minuta. Kompania bëri të ditur se nëpërmjet një sistemi të deklaratave doganore online, do të shmangen radhët e gjata në kufi. Drejtori i çështjeve publike të tunelit, John Keefe, tha se targat e kamionëve që mbërrijnë në Francë do të kontrollohen automatikisht online.
“Çdo gjë që kemi bërë, ka ndihmuar në zhvillimin e kufijve smart. Jemi përpjekur të përgatisim teknologjinë, në mënyrë që çdo gjë të jetë e lehtë dhe të mos ndërpritet fluksi që kemi.” –tha Keefe.
Ata që transportojnë kafshë apo ata që i duken të dyshimtë oficerëve doganorë bazuar në inteligjencën e formularit, do të jenë subjekt i kontrolleve të mëtejshme, dhe do të kalojnë në korsinë me ngjyrë portokalli. Kompania deklaroi se janë ngjyrosur korsitë, është instaluar teknologjia dhe punimet kanë rifilluar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.