Brexit pa marrëveshje – Ford: Mund të na kushtojë 1 mld USD
Tarifat e importit do t’i kushtojnë prodhuesit të makinave, Ford rreth 1 miliardë dollarë në rast të një Brexit pa marrëveshje, sipas Reuters. Kompania e cila ka bazuar shifrën në llogaritje të brendshme, tha se kjo do të varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë tarifat e Organizatës Borërore të Tregtisë si dhe shkaqet që do të sjellë Brexit.
Tarifat e OBT-së për makant e importuara dhe të eksportuara variojnë deri në 10%.Zyrtari kryesor financiar i Ford, Bob Shanks, tha se kompania po përgatitet për të menaxhuar situatën, ndërsa shtoi se një Brexit pa marrëveshje do të ishte ‘katastrofike’ për kompaninë.
Makinat e Ford janë ndër më të shiturat në Britaninë e Madhe dhe vendi është tregu i tretë më i madh në mbarë botën. Një në tre makina të ndërtuara në bazën europiane të kompanisë në Këln përfundon në Britani.
Aktualisht kompania ka 53 000 të punësuar në Europë, por Ford ka konfirmuar se do të shkurtojë mijëra vende pune në kontinent.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.