Brexit pa marrëveshje – Shtetet afrikane do të humbasin miliona dollarë
Maroku, Gana dhe Tunizia janë midis afrikane që do të humbasin më shumë nëse Britania e Madhe nuk negocion një marrëveshje deri në kohën që duhet të dalë nga Bashkimi Europian. Konkluzioni në fjalë u arrit pas një studimi nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Humbjet totale të eksporteve nga 20 vende afrikane mund të jenë 420 milionë dollarë, sipas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim. Studimi tregon se 11 vende në kontinent do të rrisnin eksportet e tyre me një shumë totale prej 3.66 miliardë dollarësh, të udhëhequr nga Afrika e Jugut, Mauritiusi dhe Botsvana.
“Një Brexit pa marrëveshje mund të dëmtojë ekonomitë e vogla tregtare me Mbretërinë e Bashkuar” -tha agjencia në një deklaratë. Synimi i Britanisë së Madhe për të ulur tarifat e vendit më të favorizuar mund të rrisë konkurrueshmërinë e disa prej partnerëve të saj tregtarë. Shumë nga eksportet e vendeve në zhvillim gëzojnë qasje të favorshme në treg në Mbretërinë e Bashkuar falë marrëveshjeve dypalëshe të tregtisë dhe për shkak të skemave preferenciale të njëanshme të BE “Vendet që duan të mbajnë këtë qasje në treg duhet të negociojnë, dhe sa më shpejt, me Mbretërinë e Bashkuar” -tha UNCTAD.
Burimi: Bloomberg
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.