Brexit, përsëri në tryezë. Britania beson tek marrëveshja. Ka ende konflikte tek peshkimi
Britania deklaroi në nisje të Javës se ka besim tek të dyja palët për një progres në lidhje me Brexit, ndërkohë që raundi i ri i bisedimeve me Bashkimin Europian ka nisur në Londër. Kreu i negociatave në Europë, Michel Barnier, u takua me përfaqësuesit britanik në departamentin për biznes energji dhe startegji industrial. Mbretëria e Bashkuar doli nga Bashkimi Europian në Janar, por të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të drejtojë thuajse 1 trilionë dollarë në tregti vjetore, pasi të përfundojë periudha e tranzicionit në 31 Dhjetor.
Barnier tha se është i gatshëm për bisedimet dhe se puna po vazhdon. Negociatat kanë ngecur tek ndihamt shtetërore dhe peshkimi, një sektor simbolik për mbështetësit e Brexit. Britania do të duhet të bëjë një kompromis mbi peshkimin, që kontribuon vetëm 0.03% të ekonomisë. Megjithatë, mbështetësit e Brexit e shohin si një symbol të rimarrjes së sovranitetit, që sipas tyre do të vijë prej daljes nga BE.
Perspektiva e arritjes së një marrëveshjeje afat-gjatë me BE mbi peshkimin është e rëndësishme për kompromisin mes 2 palëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.