Brexit rrit qiratë në Frankfurt me 20 % më shumë nga një vit më parë – Arsyeja, largohen bankierët
Ndër pesë qytetet që kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, Frankfurti ka qenë ai që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve gjatë këtij viti.
Kostoja mujore e një apartamenti me dy dhoma gjumi në kryeqytetin financiar të Gjermanisë u rrit me 20 për qind në vitin 2017 nga një vit më parë.
Ndërkohë që kostoja e një hapësire jetese ekuivalente në Londër ra me 8 për qind, sipas një studimi të Deutsche Bank.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.