Britani / Mbi 1000 mjekë duan të largohen nga detyra, shkak trajtimi i keqtë që qeveria po i bën pandemisë
Mbi 1.000 mjekë planifikojnë të lënë NHS (Sistemin Shëndetësor të Britanisë së Madhe) sepse ata janë të zhgënjyer me trajtimin që qeveria i ka bërë pandemisë Covid-19 dhe të irrituar për pagën e tyre, një studim i ri ka gjetur.
Mjekët ose synojnë të lëvizin jashtë vendit, të bëjnë një pushim në karrierë, të kalojnë në spitale private ose të japin dorëheqjen për të punuar si pedagog a studiues, për shkak të shqetësimit në rritje për shëndetin mendor dhe nivelet e stresit në profesion.
Arsyeja më e zakonshme për heqjen dorë nga profesioni, cituar nga 74% e të anketuarve, ishte mungesa e një rritje pagash. Ndërsa qeveria kohët e fundit njoftoi një rritje page prej 2.8% për shumë mjekë në Angli, përfshirë këshilltarët, ajo nuk mbulon mjekë praktikantë ose shumicën e mjekëve të përgjithshëm.
Faktorë të tjerë kryesorë përfshinin mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale (65%), mjekët që nuk lejohen të flasin publikisht (54%), shfuqizimin e premtimeve të dhëna ndaj stafit të NHS gjatë pandemisë, të tilla si parkimi falas (46%), dhe ndikimi i krizës në shëndetin e tyre mendor (45%).
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.