Britani-SHBA bien dakord për marrëveshjen e fluturimeve pas Brexit – Dakordësi edhe me Shqipërinë
Britania e Madhe dhe SHBA kanë rënë dakord për marrëveshjen e ‘qiellit të hapur’ për fluturimet pas Brexit, që do të thotë se linjat ajrore do të vazhdojnë të veprojnë po njëlloj midis dy vendeve.
Marrëveshja vjen pasi shumë linja ajrore amerikane kishin paralajmëruar se fluturimet mund të ndalohehsin nëse nuk arrihej marrëveshja pas Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas CNN, Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka siguruar marrëveshjet e shërbimit ajror me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Islandën, Izraelin, Kosovën, Malin e Zi, Marokun dhe Zvicrën.
Marrëveshja me SHBA është një nga nëntë marrëveshjet dypalëshe të shërbimeve ajrore të siguruara nga Britania e Madhe, pas vendeve të listuar më sipër. Ndërsa, vijojnë diskutimet me qeverinë kandeze, që sipas Departamentit të Transportit, janë në një fazë të përparuar
Sekretari i transportit, Chirs Grayling tha se fluturimet transatlantike kanë ndihmuar në afrimin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe rritjen e ekonomive të dy vendeve.
“Kjo marrëveshje e re dhe ato të përfunduara me tetë vende të tjera anembanë botës janë dëshmi se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një lojtar i madh në skenën botërore pasi të lëmë BE”, shtoi më tej Grayling.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.