“Britania ka sakrifikuar besimin për shpejtësinë e vaksinës” – Agjencia Evropiane e Barnave i druhet dyshimit të popullsisë lidhur me vaksinës anti-Covid
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka sugjeruar që rregullatorët britanikë kanë sakrifikuar kofidencën për hir të shpejtësisë në kontekstin e vaksinave. Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë perëndimor që licencoi një vaksinë të koronavirusit.
Pasi u njoftua se vaksina Pfizer / BioNTech ishte autorizuar për përdorim emergjent nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Shëndetit të Mbretërisë së Bashkuar (MHRA), agjencia e BE lëshoi një deklaratë që mbështeste qasjen e saj të “fuqishme”.
Në një seri paraqitjesh në media të mërkurën në mëngjes, sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, pretendoi se autorizimi i urgjencës kishte qenë i mundur “për shkak të Brexit”, duke kontrastuar qasjen e MB me “ritmin e evropianëve, të cilët po lëvizin pak më ngadalë”.
EMA tha se vendet anëtare të bllokut kishin mundësinë të merrnin të njëjtën rrugë të autorizimit emergjent por që procesi që ata ndoqën në fakt ishte “mekanizmi i duhur rregullues për përdorim në emergjencën aktuale pandemike, për t’u dhënë të gjithë qytetarëve të BE-së aksesin në vaksinë dhe për të mbështetur fushatat e vaksinimit ”.
Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, tha se Berlini kishte konsideruar gjithashtu autorizimin e shpejtë të zgjedhur nga MB dhe i lejuar sipas ligjit të BE, por detyra e bindjes së njerëzve për sigurinë e vaksinave ishte thelbësore.
“Ideja nuk është që ne të jemi të parët, por ideja është që të kemi vaksina të sigurta dhe efektive në pandemi dhe se ne duhet të krijojmë besim, dhe asgjë nuk është më e rëndësishme sesa besimi në lidhje me vaksinat,” tha ai.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.