Britania largohet nga Europa / Autoriteti i Aviacionit Civil bën njoftimin për pasagjerët
Britania ka përmbyllur ciklin e saj të gjatë të ndarjes nga Bashkimi Europian, me negociata që zgjasin prej më shumë se 3 vitesh.
Parlamentet e të dyja vendeve ratifikuan marrëveshjen, në të cilën Britania është automatikisht 1 vit jashtë Unionit.
Mirëpo, tashmë një fazë e re fillon për të dyja vendet ku do të duhet të presin edhe një vit tjetër për të negociuar një marrëveshje të re tregtare.
Sa i përket fushës së aviacionit, Autoriteti Civil shqiptar bën shpjegimin se vendi ynë nuk preket aspak nga këto ndryshime dhe se fluturimet do vijojnë normalisht:
“Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian. Autoriteti I Aviacionit Civil sqaron udhëtarët se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.
Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve” – njofton AAC.
Ndërkohë në njoftimin zyrtar të Aviacionit Civil të Britanisë shkruhet se negociatat do vazhdojnë për një marrëveshje bilaterale së bashku me Bashkimin Europian, por që autoriteti po përgatitet edhe për skenarët më të këqinj, ku dy vendet mund të ndahen pa një të tillë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.