Britania mund të festojë për Pashkë. Vendi nuk mbyllet për Krishtlindje, por qeveria këshillon qytetarët
Qeveria britanike i rezistoi presioneve për të vendosur masa më të ashpra për mbledhjet e familjeve për Krishtlindje, ndërkohë që baret dhe restorantet në Londër dhe kudo, janë mbyllur prej rritjes së infeksionit. Sekretari i Strehimit, Robert Jenrick, tha se i takon njerëzve të vendosin mbi masat që do marrin dhe shtoi se mund të presin deri për Pashkë që të mblidhen me familjet e tyre. Pasi vendosi masat më të ashpra në një periudhë paqeje në histori, Boris Johnson po përpiqet të shmangë titullin si kryeministri që anulloi Krishtlindjet, pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar ka numrin 6 më të madh të vdekjeve në botë nga koronavirusi.
Ai synon të relaksojë masat për 5 ditë gjatë Krishtlindjeve, por disa ekspertët i kanë bërë thirrje që të mos e bëjë. “Mund të takohemi përsëri në Pranëverë. Pashkët mund të jenë Krishtlindjet e reja për disa njerëz”- tha Jenrick. Shpërndarja e vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ka ngritur shpresat se mund të rikthehet jetesa normale në vitin 2021, pavarësisht se disa familje kanë thënë se do takohen për Krishtlindje, pavarësisht dekreteve qeveritare. Ministri i ngarkuar për shpërndarjen e vaksinës, Nadhim Zahawi, tha se në javën e kaluar janë vaksinuar një 137,897 njerëz.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.