Britania ringjall planin e emergjencës së Luftës së Ftohtë! Mbretëresha mund të evakuohet nëse BREXIT tensionohet
Zyrtarët britanikë kanë ringjallur planin e emergjencës së periudhës së Luftës së Ftohtë që parashikon një shpërnguljen e familjes mbretërore nëse do të ketë protesta në Londër si rrjedhojë e një dalje të tensionuar të Britanisë nga Bahskimi Europian.
Kjo raportohet nga “Sunday Times” dhe “Daily Mail”, sipas të cilave evakuimi i emergjencës në një rast të tillë mund të bëhet në një vend të sigurtë, larg Londrës.
Në janar, një fjalim i mbajtur nga mbretëresha 92 vjeçare para një grupi grash u interpretua gjerësisht në Britani si një thirrje për politikanët që të arrijnë një marrëveshje për BREXIT.
Jacob Rees-Mogg, një deputet konservator dhe mbështetës i BREXIT i tha shtypit britanik se ai beson se kjo tregon një panik të panevojshëm lidhur me mundësinë e daljes së Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje dhe se familja mbretërore nuk e ka braktisur Londrën as gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.