Britania, rregulla të reja për bixhozin – Ndalon përdorimin e kartave të kreditit. “Godet” firmat e basteve
Britania ka ndaluar përdorimin e kartave të kreditit për lojërat e fatit ndaj thuajse 24 milionë bixhozçi në vend, sipas një rregulli të ri që parandalon konsumatorët të pranojnë shumë borxh, ç’ka solli rënien e aksioneve të kompanive të basteve në vend.
Komisioni i Lojërave të Fatit deklaroi se ky rregull, që do të bëhet efektiv më 14 Prill, do të aplikohet ndaj të gjithë produkteve online apo jo të bixhozit, përveç biletave të llotarive.
Sipas hulumtimeve të komisionit, 22% e të gjithë bastvënësve në rrjet që përdorin karta të kreditit, janë problematikë.
Kjo lëvizje vjen pas një shqyrtimi qeveritar ndaj industrisë të nisur në Nëntor 2019, që synonte të riorganizonte kazinotë në internet, përfshirë ndalimin e kartave të kreditit. “Përdorimi i kartave të kreditit në lojërat e fatit përbën një rrezik të madh financiar.
Rregulli i ri synon të limitojë rreziqet ndaj konsumatorëve, që luajë bixhoz me para të marrë borxh”, deklaroi Komisioni.
Kompanitë e basteve në Britani kanë ndjerë efektin që kur qeveria nisi mbikëqyrjen e makinerive slot, që sipas kritikëve janë produktet që krijojnë më shumë varësi.
Kompanitë si 888 Holdings, Flutter Entertainment dhe William Hill, pësuan rënie me mbi 3% pas lajmit. Nga 24 milionë bixhozçi të rritur në Britani, thuajse 10.5 milionë luajnë në internet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.