Britania ul periudhën e vetë-izolimit – Në 7 ditë, nga 10, nëse tregojnë rezultat negativ në dy ditët e fundit radhazi
Qeveria britanike ka bërë të ditur se nga dita e Mërkurë, do të reduktojë periudhën e vetë-izolimit ndaj Covid-19 në 7 ditë nga 10, për njerëzit në Angli që kanë një rezultat negativ në test për 2 ditë me radhë. Me variantin Omicron që po përhapet shpejtë në Britani dhe me rastet në nivele rekord, shumë industri po hasin vështirësi me mungesë të stafit, përfshirë spitalet që kanë paralajmëruar mbi ndikimin tek siguria e pacientit. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se analizat sugjerojnë që një periudhë 7-ditore e izolimit së bashku me 2 teste të shpejta negative, kanë të njejtin efekt mbrojtës si periudha 10-ditore e izolimit pa testim.
“Ne duam të reduktojmë ndërprerjen nga Covid-19 tek jeta e përditshme e njerëzve”- tha Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid. Testet e shpejta, që ofrohen pa pagesë nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, mund të vetë-administrohet nga njerëzit në shtëpi dhe mund të japë rezultat në 15-30 minuta. Ata që marrin 2 rezultate negative në ditën e 6 dhe të 7 të vetë-izolimit, me testet në 24 orë diferencë nga njëri-tjetri, nuk do të kenë më nevojë për t’u izoluar për 10 ditë, sipas qeverisë. Agjencia deklaroi se këshillon ata që dalin nga vetë-izolimi pas 7 ditëve që të limtojnë kontaktet me të tjerë në ambiente ku grumbullohen njerëz, apo që kanë ventilim të dobët, të punojnë nga shtëpia, dhe të minimizojnë kontaktet me ata që janë të cënuar nga Covid-19.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.